Merr pjesë në Samitin e Zagrebit, Thaçi përsërit kërkesën për liberalizim të vizave

Merr pjesë në Samitin e Zagrebit, Thaçi…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë sot në Samitin e Zagrebit.

Përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Presidenti ka thënë se ka kërkuar nga BE’ja liberalizimin e vizave për Kosovën.

Postimi i plotë

“Përmes videolidhjeve ka nisur Samiti i Zagrebit, ku do të ketë fjalime nga liderët e secilit vend anëtar të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si President i Kosovës do të theksoj nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët tanë dhe nevojën për bashkërendim të hapave për t’u përballur me pandeminë COVID-19 ”, ka shkruar Thaçi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit