"Merre për nuse", refuzimi për martesë që çoi në masakrën me 3 të vdekur në Klos

“Merre për nuse”, refuzimi për martesë që…

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos ku mbetën të vdekur 3 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Fiqiri Mjeshtri nuk e pranonte lidhjen mes Kenado Shira 17 vjeç dhe vajzës së tij. Mediat raportojnë se ky i fundit shkoi për t’u sqaruar së bashku me vëllezërit e tij me familjen e djalit në një lokal.

Mësohet se Mjeshtri i ka kërkuar të riut të martohet me të bijën teksa ky i fundit ka refuzuar. Më pas konflikti çoi në vrasjen e 17-vjeçarit dhe babait të tij Ilir Shira dhe u pasua me vetëvrasjen e Fiqirit Mjeshtrit.

Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën edhe 14-vjeçari Hasula së bashku me të atin Eglantin Hasula 39 vjeç.

Në dëshminë e saj vajza e autorit u shpreh se Kenado dhe kushëriri i tij Renato Hasula kishin ditë që e ngacmonin në Instagram dhe prej 5 ditësh ajo nuk kishte shkuar në shkollë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit