Merret i pandehur nga SPAK, kryebashkiaku i PS drejt largimit?

Merret i pandehur nga SPAK, kryebashkiaku i…

Kryetari i bashkisë Libohovë, Leonard Hide, u paraqit mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e SPAK, pasi është marrë i pandehur lidhur me akuzën “shpërdorim detyre”. Hide akuzohet për shpërdorim të detyrës në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës. Dyshohet se ai ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike, kundrejt përfitimit. Pas marrjes në pyetje, kryebashkiaku i Libohovës tha për mediat se kur kandidoi për kryetar bashkie nuk ishte në dijeni të hetimit. Ai shprehu gatishmërinë e tij për tu larguar nga posti kryetarit për tu përballur me drejtësinë.

Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimi…Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t’u përballur me drejtësinë”, tha Leonard Hide.

Në dosjen hetimore thuhet se: “Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative ‘Cepo’ dhe ‘Picar’ krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit