Merret peng 47-vjeçari në Tiranë, dy vëllezërit e rrëmbyen nga parkimi i lokalit: Na kishte borxh para

Merret peng 47-vjeçari në Tiranë, dy vëllezërit…

Një 47-vjeçar është marrë peng në Tiranë në parkingun e një lokali. Mësohet se dy vëllezër e rrëmbyen atë, pasi 47-vjeçari nuk iu shlyente një borxh që iu kishte marrë. Mësohet se dy vëllezër e kanë marrë forcërisht në makinë 47-vjeçarin, ku më pas e kanë kanosur dhe dhunuar. Një prej autorëve është arrestuar, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

“I hoqën lirinë një shtetasi, e kanosën dhe e dhunuan atë, për t’u dhënë një shumë parash, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, vihet në pranga 35-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

U identifikuan 2 autorët e dyshuar, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi A. B., 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkautori i dyshuar, vëllai i 35-vjeçarit, shtetasi F. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, shtetasin Gj. F., 47 vjeç, e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash”, thuhet në njoftim.

Ndërsa mësohet se policia u njoftuar nga dëshmitarët e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit