Merret vendimi ekstrem, familjarëve nuk u lejohet të fusin ushqime për pacientët e shtruar në spitale

Merret vendimi ekstrem, familjarëve nuk u lejohet…

Dy spitalet Covid, ai i Infektivit dhe Covid-3 nuk do të lejojnë më që familjarët e pacientëve të fusin ushqime në pavion.

Sipas informacioneve për Fax News, familjarët thonë se janë njoftuar që brenda nuk mund të fusin asgjë për të afërmit e tyre.

Ata mund t’u çojnë vetëm rroba që iu duhen për t’u ndërruar.

“Ne nuk flasim dot me atë që është brenda, i dërgova disa rroba, kemi gati dy orë që presim këtu dhe ende nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje. Vetëm rroba na thanë që do fusim brenda, se ushqim e ujë kemi. Nuk kemi folur dot në telefon me të afërmin që është brenda, 4 katër ditë shtruar”, shprehet një prej familjarëve që ndodhet në pritje përpara Covid 3.

Tashmë pacientët do të jenë të detyruar të hanë vetëm ushqimin e përgatitur nga spitali.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit