Merret vendimi/ Julian Assange nuk do ekstradohet në SHBA

Merret vendimi/ Julian Assange nuk do ekstradohet…

Themeluesi i ueb-faqes WikiLEaks, Julian Assange, nuk mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, vendosi të hënën një gjykatë në Londër.

Gjykatësja Vanessa Baraitser e bllokoi kërkesën për ekstradim, për shkak të shqetësimeve për shëndetin e tij mendor.

Assange, 49 vjeç, kërkohet për shkak të publikimit të mijëra dokumenteve të klasifikuara të ushtrisë amerikane, më 2010 dhe 2011.

SHBA thotë se rrjedhja e atyre dokumenteve në publik, ka thyer ligjin dhe ka rrezikuar jetë njerëzish.

Assange e ka luftuar ekstradimin dhe thotë se rasti i tij është i motivuar politikisht.

Autoritetet amerikane thanë se vendimi do të apelohet.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit