Merret vendimi/ Në Romë do të pranohen si të ligjshme familjet homoprindërore

Merret vendimi/ Në Romë do të pranohen…

Pas disa përplasjve mes kritikëve dhe mbështetësve, Roma vendosi që tani e tutje do të pranohen si të ligjshne familjet homoprindërore. Tashmë fëmijët që vijnë nga një familje me dy nëna ose dy baballarë do mund të regjistrohen në kopshte pa asnjë pengesë. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltarja rajonale e Lazio, Marta Bonafoni.
Ajo tha se tani është faktike që formulari i aplikimit mund të aplikohet edhe nga këto familje, duke pranuar ligjërisht ekzistencën e tyre.

“Një hap përpara i shumëpritur nga familjet dhe shoqatat LGBTQI+ që kanë vite që luftojnë për dinjitet dhe të drejta, i mundësuar falë punës së Këshillit Kapitolin dhe Komisioneve të Këshillit. Edhe Kryeqyteti – siç nënvizoi vlerësuesja e shkollës Claudia Pratelli – më në fund është në harmoni me realitetin, duke vazhduar rrugën drejt afirmimit të të drejtave të të gjithëve dhe të gjithëve”, shtoi këshilltarja.

Ndërkohë, Zyra e të Drejtave të LGBTI shprehet se ky është një hap drejtë barazisë gjinore dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut.

Është një hap i vogël drejt barazisë familjare, por bëhet një sinjal i madh politik në një kohë kur qeveria do të donte të kthente familjet e ylberit në kohë”, tha Alessia Crocini, presidente e “Rainbow Families” .

Më tutje ajo u shpreh se, dukur këta prindër duhej të fshiheshin dhe gënjenin, ishte poshtëruese për ta dhe për fëmijët. Por tani familjet me të njëjtin prindër mund të deklarohen si të tilla pa asnjë problem.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit