Merret vendimi për Lefter Kokën, ish-ministri lihet pas hekurave

Merret vendimi për Lefter Kokën, ish-ministri lihet…

Para pak ditësh, Prokuroria e Posaçme (SPAK) arrestoi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Ai akuzohet për përfshirje në çështjen e inceneratorëve. Ministri Koka akuzohet për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”, teksa hetimet e SPAK kanë të paktën dy vite që kanë nisur. Ndërkohë sot në seancën e gjyqësore ndaj tij, Koka tashmë i arrestuar, ka deklaruar se nuk ka shkelur asnjë ligj. Kujtojmë se Koka akuzohet se ka marrë ryshfet prej 3.7 milionë euro (4.1 milionë dollarë), ndërsa rrezikon deri në 12 vjet burg nëse shpallet fajtor. GJKKO ka dhënë masë e sigurisë ”arrest me burg” për Lefter Kokën. Gjyqtari Erjon Bani është ai që ka dhënë masën e sigurisë për Lefter Kokën. E ndërsa do të hetohet pas hekurave, avokati i Kokës, deklaron se ish-ministri nuk ka nxjerrë asnjë emër tjetër, ndërsa thekson se Koka nuk ka asnjë përgjegjësi për inceneratorët e Elbasanit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit