Merret vendimi për transportin publik, Manastirliu: S’do tolerohet mosrespektimi i masave

Merret vendimi për transportin publik, Manastirliu: S’do…

Në një konumikim live për mediat ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se komuniteti teknik i ekspertëve ka vendosur heqjen e kufizimit për transportin publik.

Ajo theksoi se hapja e transportit publik do të bëhet në masa dhe protokolle të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Maskat do të jenë të detyrueshme për të gjithë pasagjerët dhe nuk do të tolerohet në asnjë rast i mosrespektimit të masave të domosdoshme për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijojë transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta, të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Dua të theksoj se përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë, edhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2”, -tha ministrja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit