Merret vendimi përfundimtar për përdorimin e sistemit VAR në Premier League

Merret vendimi përfundimtar për përdorimin e sistemit…

Sistemi VAR do të vijojë të përdoret në Premier League. Ky vendim është vendosur nga Mbledhja e Përgjithshme Vjetore, ku në bazë të votimit të bërë, vetëm Wolves ka dalë kundër.

“Klubet e Ligës Premier sot votuan në favor të vazhdimit të funksionimit të VAR-it në Ligën Premier. Ndërsa VAR prodhon vendimmarrje më të sakta, u ra dakord që duhet të bëhen përmirësime për të mirën e lojës dhe tifozëve.  Si pjesë e diskutimeve të plota në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore, u ra dakord që PGMOL (Shoqata e Gjyqtarëve), Liga Premier dhe klubet të gjithë kanë role të rëndësishme për të luajtur në përmirësimin e sistemit dhe reputacionit të tij” -shkruhet në deklaratë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit