Në një kohë kur shqiptarët presin zgjidhje për problemet e përditshme dhe vendi ka plot çështje që kërkojnë vëmendje, deputetja e mazhorancës, Zegjine Çaushi, ka vendosur të ndajë me publikun një zhvillim që, me sa duket, nuk mund të priste më: fusha e futbollit në Roskovec po merr formë!
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja ka njoftuar me entuziazëm se punimet po vijojnë falë bashkëpunimit mes Bashkisë Roskovec dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Madje, investimi pritet të ndihmojë edhe ringritjen e ekipit lokal “Rrufeja”.
Një lajm që me siguri do t’u ketë hequr një barrë të madhe nga supet banorëve të Roskovecit, të cilët tashmë mund të flenë më të qetë duke ditur se fusha e futbollit po rregullohet dhe “Rrufeja” mund të rikthehet në fushë.
Ndërsa qytetarët presin që politikanët të flasin për hallet që u rëndojnë çdo ditë, deputetja ka zgjedhur të na japë një përditësim të detajuar mbi gjendjen e barit dhe të ardhmen sportive të Roskovecit.
Të paktën një gjë është e sigurt: futbolli në Roskovec po merr formë. Për pjesën tjetër, shqiptarët le të presin edhe pak, se mos vjen ndonjë tjetër lajm historik!