Merrnin 500 deri në 10 mijë euro për trafik emigrantësh, publikohen emrat e trafikantëve

Merrnin 500 deri në 10 mijë euro…

SPAK ka lëshuar 25 urdhër arreste për persona të përfshirë në trafikun e emigrantëve nga Lindja e Mesme. Bëhet e ditur se të arrestuarit, pasi siguronin emigrantë të ndryshëm kryesisht nga Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 000 deri në 10 000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke i dërguar në vendet e BE-së. Ndërkohë janë mësuar emrat e trafikantëve të arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “ASTROLABIO”.

Personat e arrestuar:

Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë

Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë

Fatjon Koçllari, banues në Durrës

Kristiana Sako, banuese në Divjakë

Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt

Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi

Mehdi Mamushli, banues në Iran.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit