Merrnin rryshfet deri në 500 euro për të kaluar qytetarët drejt BE, masë sigurie për 7 policë të Rinasit

Merrnin rryshfet deri në 500 euro për…

Një skenë korrupsioni është goditur në radhët e policisë kufitare, ku AMP ka ekzekutuar masat për 7 efektivë, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. Për 3 nga efektivët është caktuar masa arrest në shtëpi, 4 detyrim paraqitjeje dhe 8 të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë.

Ndërsa masë sigurie arrest në burg i është komunikuar edhe ish-kreut të Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmanaj, i cili ndodhet në qeli pasi u kap më 21 maj duke transportuar 1 kg kokainë. Sulejmanaj në bashkëpunim me 8 efektivët e Rinasit kalonin drejt vendeve të BE qytetarë kundrejt ryshfetit nga 50 deri në 500 euro.

Gjykata ka vendosur masën arrest shtëpie për 3 policiët Sokol Xhika, Aris Drini, Ermal Mesi. Ndërkohë, detyrim paraqitjeje është vendosur për 4 të tjerë: Enkis Aliaj, Argil Hasa, Ylli Prenci, dhe Rei Shenjtolli. Ndaj 8 efektivëve rëndon akuza për veprën penale “shpërdorim detyre”, ndërsa Sulejmanajt i shtohet edhe një akuzë e re, “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

E gjithë skema e korrupsionit në Rinas u zbardh pas zbërthimit të tabulateve telefonike të Eneo Sulejmanajt. Kështj njoftoi Prokuroria e Tiranës, këtë të martë. Pasi u arrestua nën akuzën “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, u zbulua skema përmes veprime proaktive të drejtuara nga prokurori Bledar Valikaj pas bisedave që Sulemanaj kishte me efektivin Briken Tereziu, tashmë në kërkim.

Veprimtaria kriminale dyshohet se është kryer nga marsi 2023 deri në mars 2024. Sulejmanaj kishte në zotërim një agjenci “Bus Albania”, që priste bileta avioni dhe përmes kontakteve që kishte me efektivin Tereziu kanë arritur që të realizojnë skemën e korrupsionit.

Sulemanaj priste biletat e avionit përmes agjencisë së tij dhe i dërgonte efektivit Tereziu të dhënat e personave që prisnin bileta në agjencinë “Bus Albania”. Efektivi kërkonte të dhëna rreth tyre në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së. Më pas, efektivi Terziu njoftonte ish-kreun e Transportit Ndërqytetës për problematikat që kishin personat që prisnin biletat.

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose punonjësve të tjerë të policisë, u jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe ryshfetit që duhej të jepnin në këmbim që të lejoheshin për të udhëtuar. 

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat që nuk u lejohej kalimi drejt vendeve të BE, efektivi u jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të BE-së.

Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyre përcaktohej edhe vlera e ryshfetit në këmbim të lejimit të kalimit. Vlera varionte nga 50 euro (për persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit