Merrte 10 mijë euro për grada dhe mbronte policë të korruptuar, denoncohet zëvendës drejtorja e Policisë

Merrte 10 mijë euro për grada dhe…

Ashtu siç po kap çdo institucion në vend, Qeveria e ka gati planin të ideuar edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Garuese për këtë institucion është vetëm Aida Hajnaj, zv/drejtorja e Policisë së Shtetit.

Por, emri dhe figura e saj kanë plot skandale nga pas.

BKH, institucioni që pretendohet se do hetojë krimin nga njerëzit e pushtetit, ka si garuese të vetme në listë Aida Hajnajn, që njihet botërisht për skandalin ku la të lirë të kërkuarin për trafik droge, Naser Gashi, kur u arrestuar në Kukësi vitin që lamë pas.

Hajna, e cila pati si detyrë të hëtojë këtë skandal, mbrojti policët që e lanë të lirë trafikantin e drogës.

Si për habi të të gjithëve, ajo pezulloi policin që e denoncoi skandalin. Polici sot është në azil, e nga ana tjetër Aida Hajnaj po bëhet gati të marrë drejtimin e BKH-së.

Por, skandalet nuk mbarojnë këtu. Sipas një raporti zyrtar të SHÇBA, Hajnaj implikohet në marrjen e shumave prej 10 mijë euro, për të dhënë gradat policore në mënyrë arbitrare.

Ajo është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, për korrupsion e shpërdorim detyre.

Një denoncim të tillë e bëri sot edhe Edi Paloka nga selia e Partisë Demokratike, e ndër të tjera bëri thirrje se Hajna duhet skualifikuar dhe gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet rihapur për të pasur në garë policë të ndershëm e me integritet.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit