'Mes mbeturinave dhe pa punë', kushtet skandaloze ku jetojnë Romët në Shkodër

‘Mes mbeturinave dhe pa punë’, kushtet skandaloze…

Dhjetra familje të komunitetit Rom në qytetin e Shkodrës jetojnë në kushte të vështira financiare dhe mjedisore.

Familjet e pakicës Rome janë strehuar në hyrje të by-passit në Shkodër. Vendi ku ata kanë ndërtuar banesat e tyre është kthyer prej kohësh një vend për depozitimin e mbetjeve, gjë që bëhet shkak për krijimin e sëmundjeve. Përveç kësaj mbeturinat e hedhura vend e pavend prishin dhe imazhin e zonës e cila ndodhet pranë Liqenit të Shkodrës.

Familjet e Romëve jetojnë në këtë zonë prej 20 vitesh në disa baraka të ndërtuara nga ta, ndërsa në komunitet mungojnë kanalizimet dhe investiumet në infrastrkuturë.

Anëtarët e këtij komuniteti në Shkodër janë lënë në harresë nga pushteti lokal, teksa vujnë mungesën e punësimit dhe të ardhurave. Në qytetin verior rezulton se jetojnë të paktën 500 shtetas të këtij komuniteti, teksa shumë të tjerë besohet se janë të paregjistruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit