Mes teknologjisë së paligjshme 5G dhe vjedhjeve,  klientët ‘dërmojnë’ në rrjet me kritika ‘Vodafone Albania’

Mes teknologjisë së paligjshme 5G dhe vjedhjeve,…

Vodafone Albania” e nisi aktivitetin e tij në Shqipëri me “këmbën e majtë”, jo vetëm për dhurim të aksioneve zyrtarëve dhe politikanë të majtë në atë kohë, por edhe për spekulimet në kurriz të konsumatorëve.

Që në fillesat e saj kjo kompani celulare instaloi në Shqipëri përveç antenave dhe GSM-së, edhe teknologjinë e vjedhjes me impulset fillimisht dhe më pas edhe me shërbimet e tjera.

E konsideruar ndryshe nga klientët edhe si kompania telefonike me çmimet më të shtrenjta në vend, kohët e fundit “Vodafone-Albania” ka treguar se po çedon në të gjithë shërbimet.

Kompania është “bombarduar” ditët e fundit edhe nga një lumë kritikash dhe pakënaqësish nga vetë klientët, ka bërë të ditur portal “JOQ-Albania”.

“Vodafone-Albania” e detyruar nga kjo situatë aspak e favorshme, ka nisur të spastrojë komentet negative që vërshonin pa ndalur në postimet e tyre, ku prezantonin promocionet e reja.

Por sikur kjo të mos mjaftonte kjo, shqiptarët, megjithëse klientë besnikë të Vodafone, faktojnë vazhdimisht me prova e mesazhe vjedhje të minutave, apo pikëve të akumuluara dhe MB e GB të internetit.

Së fundi, “Vodafone-Albania”, ka shpërndarë në Instagram një lojë online ku fton shqiptarët, të bëhen pjesë.

Ndërsa postimi është sulmuar me komente negative dhe pakënaqësie nga qytetarët që radhazi kanë shkruar: “Stop 5G!!!”

Teknologjia “5G” është bërë shkak për protesta anë e mbanë globit, duke qenë se njerëzit pretendojnë se, “nxit dhe stimulon infektimin dhe përhapjen e virusit COVID-19 në ajër, pasi rrezatimi shpërbën fuqishëm molekulat e oksigjenit”.

Por “Vodafone Albania”, disa muaj më parë promovoi me shumë bujë teknologjinë e re “5G”, duke përdorur edhe kryeministrin Edi Rama, për të bërë reklamimin e këtij shërbimi.

Zyrtarisht në Shqipëri nuk ka hyrë ende gjerësisht teknologjia “5G”, dhe as institucione si AKEP-i apo Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet, nuk kanë folur mbi këtë aspekt, por as e kanë mohuar faktin.

Ndërkohë, në vend nuk janë të pakët ata që kanë kërkuar dhe kërkojnë transparencë për antenat celulare të shumta, të vendosura nëpër taracat e ndërtesave, ku Vodafone i ka të shumta, të mbira si kërpudhat pas shiut.

Ka edhe nga ata si studiuesi dhe publicisti Alfred Cako, që pretendon se, tashmë teknologjia “5G” është e pranishme në Shqipëri, por edhe mjaft e dëmshme për jetën e njeriut.

Edhe pse komentet e “Vodafone” u fshinë në kohë rekord, qytetarët denoncuan rastin në redaksinë e “JOQ-Albania”, ku kanë nisur një video me “screen record” në të cilën janë ende komentet para se të fshihen, prej punonjësve të kompanisë.

Një luftë virtuale e pafundme, që nuk mund të pushohet me fshirje apo bllokim komentesh.

Për më tepër në një moment akuzash të drejtpërdrejta nga vetë klientët.

Strategji shumë e dobët për të rregulluar imazhin kjo e “Vodafone”… edhe të hedhë ‘shuka eurosh’ zor se e rregullon, pasi shqiptarve u janë hapur sytë dhe u ka ardhur në majë të hundës me abuzime…

/Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit