Mes ullinjve në një zonë të pabanuar, pamje nga vendi ku gjet i pajetë në automjet 25-vjeçari në Vlorë

Mes ullinjve në një zonë të pabanuar,…

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit në Vlorë, i cili u gjet i pajetë brenda një automjeti në fshatin Babicë. Bëhet me dije se në trupin e viktimës janë gjetur 3 plumba dhe dyshohet se ai është ekzekutuar për shkak të konflikteve për drogë. Kjo është pikërisht dhe një nga pistat ku janë të përqëndruara hetuesit.

Policia e Vlorës nuk ka bërë të mundur ende identifikimin e viktimës, kjo dhe për shkak se në ambientet e morgut të qytetit të Vlorës nuk është paraqitur asnjë prej familjarëve të tij.

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u gjet në një zonë të pabanuar në afërsi të fshatit Babicë nga disa banorë të zonës. Dyshohet se ai është vrarë prej disa orësh në automjetin tip Fiat Punto.

Policia ka gjetur të identifikojë pronaren e automjetit dhe po vijon punën për zbardhjen e kësaj vrasjeje që mbetet ende e paqartë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit