Mes viktimave në Bullgari edhe çifti shqiptar | 27-vjeçari shkoi në Stamboll me të fejuarën për të festuar ditëlindjen

Mes viktimave në Bullgari edhe çifti shqiptar…

45 persona është bilanci i viktimave të shënuara nga aksidenti i rëndë i ndodhur në autostradën Struma të Bullgarisë, ku një autobus u përfshi nga flakët. Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik ishte edhe 27-vjeçari shqiptar Gazmend Ukali nga Kërçova dhe e fejuara e tij Albina Belluli, 23 vjeçe nga Tetova.

Ata kishin qenë në Stamboll të premten për të festuar ditëlindjen e tij të 27-të.

I riu ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili ka konfirmuar edhe lajmin tragjik për vdekjen e 27-vjeçarit. 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit