Mesazhet seksiste të shefave në Komisariatin nr 1, komente tallëse për vajzën e humbur

Mesazhet seksiste të shefave në Komisariatin nr…

Komunikimi është çelsi bazë për punonjësit të cilët kanë kontakt me publikun. E tillë duhet të jetë edhe për punonjësit e policisë të shtetit.

Por ajo që vëmë re është se jo që komunimiki është në nivele të ulëta, por shpesh herë ata bëhen subjekt për sjellje aspak dinjitoze që ul besimin e qytetarëve ndaj uniformat blu.

Policia duhet të jetë shembull në sjellje dhe respektim të ligjit por në Shqipëri ndodh e kundërta.

Jo pak herë efektivët e policisë shfaqin sjellje manjake ndaj vajzave  duke thyer kështu çdo normë morale.

Së fundmi kanë qarkulluar në media disa mesazhe seksiste me të cilat komunikojnë mes tyre shefat e komisariatit nr. 1 në Tiranë.

Bëhet fjalë për një vajzë të humbur, ndërsa shefat në komunikimin e tyre në rrjetin  Whatsapp flasin për të me komente seksiste.

Sipas asaj që shkruhet në chat vajza është vetëm 18 vjeç, ndërsa ndaj saj komentohet “ça modeli është” dhe “shihe nga parakolpi”.

Mësohet se drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka nisur menjëherë procedurat për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësve të Policisë Tiranë, pas publikimit në rrjete sociale të disa komunikimeve jo etike, në grupet e komunikimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit