Mesazhi/ I dashur mjek! Bluzën e bardhë mos e ngatërro me ngjyrën e Rilindjes

Mesazhi/ I dashur mjek! Bluzën e bardhë…

Të gjithë u rreshtuan për një dekor të frikshëm, në krye të tyre shefja e Pavionit të Spitalit Infektiv Najada Çomo. Një gjë e rëndë kishte ndodhur… Vdiqën pacientët radhazi? Ra ndonjë zjarr? Rrezikohej personeli? JO, asnjë prej tyre fatmirësisht, por fatkeqësisht mjekët e betuar me urdhrin e Hipokratit, tregun veten hipokritë të rëndomtë të një pushteti, cilidoqoftë ai, çdogjyrë pastë ai…

Dolën me një deklaratë në dorë, ku një dreq e di kush e kishte shkruar, për për ta lexuar si ato zëdhënëset e kuruara të partive politike. U shfaq një mjeke e njohur, një profesoreshë, që bashkë me kolegët e saj, për pak minuta e fatkeqësisht ndoshta për gjithë jetën, mbetën peng i një pushteti, që sot ka këtë ngjyrë, e nesër një tjetër.

Dalën në atë korridor të ngushtë të infektivit, ashtu thuajse të gjithë, duke lënë vetëm pacientët nëpër shtretër, që po i rëndon sëmundja çdo sekond që kalon luftojnë me vdekjen.

“Shprehim publikisht habinë për akuzat e bërë nga Basha dje në një emision televiziv. Janë akuza tronditëse që vënë në goditje profesionalizimin tonë si mjekë por dhe janë goditje të befasishme të përpjekjeve tona në luftën kundër covid.Përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë publikun se, nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdekje nga covid, është praktikisht e pamundur, pasi çdo pacient që ndërron jetë përcillet për në morg bashkë me kartelën shoqëruese që përmban dhe arsyen e vdekjes , e cila është firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale dhe ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit”, tha mjekja Najada Çomo.

Ajo iu referuar qëndrimit të kreut të PD-së Lulzim Basha të enjten e kaluar, kur duke iu referuar të dhënave të marra nga morgu i QSUT-së, tha se shifrat e vdekjeve nga ato që raportohedhin nga Ministria e Shëndetësisë ishin disa herë më të larta.

Se çfarë lidhje kanë mjekët me Ministrinë e Shëndetësisë që u shprehën kaq të “fyer” nga reagimi i kreut të opozitës, vështirë të kuptohet, pasi mjeku ka një detyrë, një pavion ku shërben dhe një protokoll shëndetësor për të ndjekur. Këtu nis e bitis detryra e tij, mëse fisnike në këto kohë të vështira që po kalojmë. Për fatin e keq, një pjesë e mjekëve janë bërë edhe më të ashpër se vetë politika. Nuk të lenë një çast të kritikosh punën e qeverisë, pasi të presin fjalën në grykë, si “me bisturi”.

LEXO EDHE  Kaso akuza Ramës: Po përdor pandeminë për avantazh politik. Ja skenarët e PD për fushatën

Morën ledhin dhe e hodhën mbi veten, me shpresën se do preknin zemrat e qytetarëve, apo do të bëheshin shpëtimtarët e një pushteti i cili dyshohet se ka falsifikuar numrin e qytetarëve që kanë humbur jetën nga COVID-19.

U sollën si “viktima” të një “padrejtësie”, por në të vërtetë ishin thjesht disa mjekë që në vend që të ngrenë zërin për kushte më të mira në punë, për pagë më të lartë e për më shumë mjete diagnostikuese, bëhen dekorë të politikës. Sa herë kanë zbritur në oborrin e infektivit mjekë dhe infermierë për të dëgjuar me minuta e madje me orë të tëra fjalimet e kryeministrit që lartësojnë investimet në shëndetësi?

Shumë mjekë, më tepër i kemi parë nëpër studio televizive dhe takime me drejtuesit e qeverisë sesa në pavionë për të shërbyer. Por ka edhe më rëndë, kur kundërshtojnë edhe kolegun. Dy ditë më parë, nëndrejtoresha e QSUT-së Arjana Strakosha, e cila mban veshur edhe bluzen e mjekut si nefrologe, u vëtëofrua që të behej “spikere” e një shfaqje propagandistike, duke theksuar me të madhe dhe vende në spitale covid ka plot dhe janë të pajisura me të gjithë aparaturat e nevojshme, me personal të specializuar dhe me ilaçe.

Dalja e saj ishte e detyruar për të përgënjeshtruar një koleg të Spitalit Shefqet Ndroqi i cili shkruante se shtatë ambulanca qëndrojnë në oborrin e spitalit dhe ishte i detyruar tu shërbente pacientëve në barrelën e autoambulancës në mes të të ftohtit pasi nuk kishte më vende për ti shtruar.

Se kush duhet besuar mjekja me rrogë nëndrejtoreshe apo mjekut që shërben në ballin e parë këtë e dinë më mirë qytetarët të cilët nuk kanë nevojë të hapin televizorin për të parë pasi mund tu ketë rënë rruga vete nga spitalet covid dhe e konstatojnë qartësisht se pacientët qëndrojnë në barrelata e vjetëruara të autoambulancave, pasi kapacitete spitalore janë ezauruar. Është gati në kufijtë e një marrëzie kolektive në spitalet tona ku po bëhet pis blouza e bardhë e mjekur, duke e “ngjyrosur” me dëshirë sipas nuzncave politike të pushtetit.

Burimi: Burimi Bold News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit