Mesazhi i fortë i Metës: Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë

Mesazhi i fortë i Metës: Mos ndërhyni…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sot e ka nisur me një mesazh të fortë, që mbështet qëndrimin e tij sa u takon ndryshimeve kushtetuese.

Meta ka shpërndarë thënien e Abraham Lincoln-it, sipas të cilës “kushtetuta duhet të ruhet sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona”.

Mesazhi i Metës vjen në një kohë kur mazhoranca ka paralajmëruar se më 30 korrik do të votohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese.

“Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona”, citon Meta.

Postimi
“Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit