Mesazhi i gazetarit italian ndaj Ramës: Nuk mbaron me kaq!

Mesazhi i gazetarit italian ndaj Ramës: Nuk…

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “shpifja më skandaloze për Shqipërinë” emisionin investigativ “Report” të RAI 3 ku trajtohej marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë.

Rama për një emision televiziv tha se emisioni “Report” kishte censuruar sekretarin e tij të përgjithshëm Engjëll Agaçi duke mos publikuar përgjigjet e tij të dërguara me shkrim për gazetarin italian Giorgio Mottola.

Ndërsa në një reagim në profilin e tij në Facebook ai thotë se të dielën e ardhshme do të jetë në vëmendje Shqipëria.

Ranucci thotë se në këtë puntatë do të transmetohen edhe përgjigjet e Agaçit që sipas tij konfirmojnë se ka qenë avokat i narkotrafikantëve ndërsa thekson emisioni do t’i kthehet sërish çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit