Mesazhi i George Frendos: COVID 19 do lërë pasoja, dëgjoni britmën e të varfërit!

Mesazhi i George Frendos: COVID 19 do…

Kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, përmes një shkrimi realist tregon problemet më të mprehta të shoqërisë shqiptare pas viteve ’90.

Sipas tij, ndonëse në fillim të viteve ’90, ku Shqipëria doli nga komunizmi s’mund të flisje për të pasur, por vetëm për të varfër, sot situata ka ndryshuar. Por ndërsa janë rritur të pasurit, të varfërit nuk janë zhdukur.

 Ai tha:

Nga pikpamja materiale, situata në vendin tonë është përmirësuar shumë.

Megjithatë, çdo përparim ka sjellur me vetë edhe disa pasoja të padëshiruara. Për shembull, më kujtohet kur një person erdhi këtu në Shqipëri menjëherë pas rënies së komunizmit, dhe më tha: “Në Shqipëri nuk mund t’i drejtohesh një të pasuri dhe t’i thuash: ‘Ndihmoje fqinjin tënd që është i varfër’, sepse nuk ka të pasur”. Sot, përkundrazi, shumë shqiptarë janë pasuruar shumë! Por çfarë ka ndodhur? Është rritur shumë hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, dhe shumica e atyre që dymbëdhjetë vjet më parë ishin të varfër, sot janë bërë akoma më të varfër.

Kostoja e jetesës ka vazhduar të rritet, ndërsa pagat nuk janë rritur në mënyrë të përpjesëtueshme. Gjithashtu, papunësia është akoma shumë e lartë.

Kur erdha në Shqipëri për herë të parë, për një vizitë të shkurtër, në vitin 1993, kam pyetur një profesor: “A ndjehet shumë këtu problemi i drogës?” M’u përgjigji: “Droga bëhet problem vetëm kur populli është i pasur dhe ka mundësi ta blejë atë. Pra këtu nuk është problem fare”. Por a mund ta themi këtë gjë edhe sot? Sigurisht që jo!/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit