Mesazhi i Papa Françeskut: Kush dhunon gratë, përdhos zotin!

Mesazhi i Papa Françeskut: Kush dhunon gratë,…

Papa Françesku dënoi dhunën ndaj grave, teksa foli për Italinë, shtet që po tenton të largohet nga një kulturë e shovinizmit mashkullor që shpesh ka çuar në femicid.

Papa kishte bërë më herët disa apele për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave. Por, mesazhi I dhënë në ditën e parë të vitit 2024 ishin të parat që kur në nëntor në Itali u vra brutalisht studentja 22-vjeçare, Giulia Cecchettin. Vrasja e saj nxiti një valë protestash në itali dhe u bë thirrje që respekti për vajzat të futet në programet shkollore që nga cikli i ulët i arsimit.

Çdo shoqëri duhet ta pranojë dhuratën që është gruaja, çdo grua: që ato të respektohen, të mbrohen dhe të dihet se kushdo që e lëndon një grua e përdhos Zotin”, tha Papa. Ligjvënësit italianë në mënyrë unanime kanë mbështetur disa masa që synojnë të ulin dhunën ndaj grave, pasi pas vrasjes së studentes u rihap debati kombëtar për këtë çështje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit