Mesazhi nga Berisha: Kush fshihet pas gomones së drogës në Vlorë dhe urdhri në radio

Mesazhi nga Berisha: Kush fshihet pas gomones…

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm ndjekjen e më pas, gjetjen e një gomoneje që dyshohet se transportonte drogë.

Ajo u kap në brendësi të lumit Vjosë, në afërsi të Mifolit.

Mëngjesin e sotëm, policia filloi ndjekjen dhe me pas kapjen e një gomoneje me drogë.

Policia nuk raportoi asnjë të arrestuar dhe as lëndë narkotike të gjetur në mjetin lundrues.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke publikuar një denoncim.

Për të, Berisha tregon se ka ardhur në adresë të tij, nga një person, që zbulon se është ish-punonjës policie.

Sipas mesazhit, që Berisha e ka publikuar në FB, thuhet se, skafistët në bordin e gomones ishin njerëz të lidhur me pushtetin.

Po ashtu, efektivëve të policisë u ishte dhënë urdhër të mos i arrestonin, por vetëm të bënin show.

Në mesazh, lexohet:

 “Jam ish oficer policie. Sipas burimeve të disa miqve të mi që janë aktualisht në Polici të Shtetit, në lidhje me skafin e ngarkuar plot me drogë, me informojnë që: pasi ata u vunë në ndjeke të skafit, dikush me radio i raportoi që të bëjnë thjesht Show, sepse janë njerëzit e partisë (rilindjes) dhe mos guxojnë ti arrestojnë dhe ashtu ndodhi.

Pasi i ndoqën në det të hapur me demek për gati 5 orë dhe siguruan që ata drogën e hodhën në det dhe u fshehën skafistët. Policia doli direkt me deklaratë dhe raportoi që kapen vetëm skafin mbas 5 orësh, kjo është policia e rilindjes”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit