Mesfushori i Kombëtares shqiptare dënohet me 4 muaj burg, kërcënonte ish-bashkëshorten

Mesfushori i Kombëtares shqiptare dënohet me 4…

Ish-mesfushori i njohur i Kombëtares Shqiptare, ka marrë nga Gjykata e Tiranës masën e dënimit me 4 muaj burg.

Para disa muajsh, ish-mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro, u arrestua nga policia për shkak të kanosjes dhe kërcënimit ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Duro mori si masë paraprake “arrest shtëpie”, ndërsa së fundi, Gykata e Tiranës ka dhënë vendimin përfundimtar sa i përket rastit.

Ndërkohë në vendimin e dhënë përfundimisht, jepet verdikti me 4 muaj burgim, për figurën e njohur të futbollit shqiptar.

Megjithatë edhe këtu ka një anë pozitive për Duron, pasi gjyqtari Arben Micko, është shprehur se, dënimi ka përfunduar me masën “arrest shtëpie” dhe tashmë ish-futbollisti mund të shijojë lirinë./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit