Meshkujt rusë po ngrijnë spermën e tyre pasi Putin po i dërgon në frontin e parë të luftës

Meshkujt rusë po ngrijnë spermën e tyre…

Meshkujt rusë po nxitojnë të ngrijnë spermën e tyre përpara se të dërgohen në vijën e parë të luftës.

Burrat rusë po vërshojnë në klinikat e fertilitetit për të ngrirë spermën e tyre përpara se të dërgohen për të luftuar në Ukrainë. Një përpjekjeje mobilizimi me të paktën 200,000 burra të thirrur në forcat ruse.

Rritja e aplikimeve për ngrirjen e spermës u raportua të mërkurën nga media ruse E1.ru në Yekaterinburg, qyteti i katërt më i madh i Rusisë.

Instituti Klinik për Trajtimin Riprodhues të qytetit javën e kaluar njoftoi një fushatë promovuese për burrat, duke ofruar ngrirjen e spermës së tyre falas deri në fund të vitit dhe ruajtjen e saj për tre vitet e ardhshme.

Një tjetër klinikë në qytet, Qendra për Kujdesin Shëndetësor Familjar, raportoi një rritje prej 30 për qind në aplikimet për ngrirjen dhe ruajtjen e spermës që nga shpallja e mobilizimit më 21 shtator.

Dmitry Mazurov, kreu i teknologjisë riprodhuese të asistuar në klinikën UGMK Zdorovye, përshkroi rritjen e papritur të pacientëve të rinj.

“Ne zakonisht i bënim ato procedura dy-tre herë në muaj tani dy ose tre herë në ditë, kështu që po flasim për një rritje me 30-fish,” tha ai për E1.ru.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit