Mesi dhuron spektakël me kalimin e tij...

Mesi dhuron spektakël me kalimin e tij…

Barcelona mori një barazim zhgënjyes 2-2 mbrëmjen e djeshme në derbin kundër Atletico Madridit, sa i përket luftës për titull kampion në La Liga.

Sfida ishte e mbushur me emocione, gola dhe penallti të dyshimta.

Tre penallti të akorduara ku njëra u shënua në mënyrë fantastike nga Mesi me panenka.

Por ky nuk ishte momenti i vetëm ku Messi dhuroi spektakël.

Argjentinasi tregoi se nuk e ka humbur klasin e tij dhe kur rezultati ishte në barazim 1-1, bëri një kalim të bukur ndaj Lodit.

Mbrojtësi rrëshket për t’ia marrë topin Messit por ky i fundit me shumë klas ia kalon topin sipër duke e lënë lojtarin e Atletikos të shtrirë.Ndiqeni:

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit