Mësim me turne, ministrja jep njoftimin: Nuk ka mjaftueshëm distancë në klasa

Mësim me turne, ministrja jep njoftimin: Nuk…

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, këtë të hënë ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar.

Në këtë takim është diskutuar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022.

“Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas ‘Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare’, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, ka bërë me dije ministrja.

Ndërkohë ajo ka informuar se në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës, në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne, ndërkohë që vazhdon puna intensive për të nisur sa më mbarë vitin shkollor dhe që çdo gjë të jetë gati më 27 shtator.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit