Mësimi në Kosovë nis një muaj me vonesë, mësuesi: Nuk na kanë kaluar pagën e shtatorit

Mësimi në Kosovë nis një muaj me…

Nxënësit kosovarë janë ulur në bankat e shkollës sot, një muaj me vonesë nga nisja e sezonit arsimor.

Viti i ri akademik nisi me vonesë, për shkak të grevës e cila zgjati pesë javë, por më pas u mor vendimi për pezullimin e saj deri në janar të vitit 2023.

Grevistët kanë vazhduar ta kërkojnë shtesën mbi pagë në vlerën e 100 eurove, derisa të hyjë në fuqi Ligji i ri i pagave.

Qeveria deri më tani u ka ofruar 50 euro në muaj deri në dhjetor.

Por edhe pse mësimi ka nisur, mësuesve nuk u kanë dalë pagat e muajit shtator.

Nga informacionet që i kemi jozyrtare, flitet se nuk kanë dalë pagat. Ne jemi në pritje, sepse afati ligjor është deri me 5 tetor, shërbyesve civil u kanë dalë pagat ndërsa në sistemin arsimor jo, ne gëzohemi që ata kanë paga por Qeveria ish dashtë të veproj njëjtë t’i ekzekuton pagat e jo të bëjnë ndasi pasi që ndalja e pagës është joligjore.

Nëse bëhet ky akt i ndëshkimit një situatë do të kemi më të keqe në sistemin arsimor”, ka deklaruar kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit