Mesjetë në Elbasan/ Fëmijët kalojnë lumin në këmbë për të shkuar në shkollë

Mesjetë në Elbasan/ Fëmijët kalojnë lumin në…

Nxënësit e një shkolle në Papër-Sollak në Elbasan, u detyruan të përveshin pantallonat mëngjesin e kësaj të hëne për të shkuar në klasën e tyre. Hyrja për në shkollë bëhet nëpërmjet kalimit të një lumi, i cili së fundmi pati prurje të larta si pasojë e rreshjeve të shiut. Nxënësit nga mosha 7 deri në 15 vjeç, shihet teksa kalojnë lumin e fshatit, për të ecur më pas në rrugën e dijes.

Disa prej tyre janë shoqëruar nga prindërit, të cilët bëheshin urë-kalimi për fëmijët. Nxënës që i hyjnë lumit vetë në këmbë dhe prindër që mbajnë fëmijët në kurriz, kjo është panorama që vjen nga Elbasani. Ndonëse jo më shumë se 45 km larg nga Tirana, ka ende fëmijë që rrezikojnë jetën për t’u arsimuar.

As Bashkia e Elbasanit dhe as Ministria e Arsimit nuk ka siguruar transport të sigurt për nxënësit, apo ndërtimin e një ure kalimi. Fëmijët shkojnë në shkollë si të ishin në kushte mesjetare, e jo në kohën e teknologjisë së avancuar dhe dixhitalizimit. Qeveria arriti të dërgojë për lajm mediatik dy satelitë në hapësirë, por nuk dërgon dot një furgon në Papër-Sollak të Elbasanit për këta fëmijë.

Taksat e qytetarve të qytetit të Elbasanit duket se shkojnë vetëm për tenderat me flamur të kuq të kryebashkiakut Gledian Llatja. Në miliona euro që administron kjo bashki, ku gjeti para mjaftueshëm për inceneratorin e mbetjeve, ku për çdo shërbim harxhohet fondi limit i tenderit, nuk gjenden pak para për të dërguar fëmijët e Papër-Sollakut të sigurtë në shkollë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit