Mësohet emri i viktimës në Fushë-Prezë, pranë trupit të pajetë u gjet edhe...

Mësohet emri i viktimës në Fushë-Prezë, pranë…

Mësohet edhe identiteti i viktimës 71-vjeçare në Fushë-Prezë.

Bëhet me dije se shtetasi Abdulla Budlla, nga fshati Ahmetaq në Prezë, ka mbetur i vdekur teksa është qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Trupi i tij i pajetë, është gjetur pranë makinës së tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Ahmetaq, Njësia administrative Prezë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit