'Mësoi që djali vdiq kur po i lante rrobat…', detaji tronditës i vrasjes ë 20-vjeçarit në Velipojë: E ëma shkonte...

‘Mësoi që djali vdiq kur po i…

E ëma e 20-vjeçarit, Myzerim Zeneli e përcolli djalin e saj mëngjesin e së shtunës për në punën e tij të re. Por Myzerimi mbeti i pajetë nga një breshëri plumbash, gjatë një konflikti në plazh në Velipojë.

Ngjarja ndodhi mesnatën e 27 qershorit, e cila u përhap me shpejtësi në media, duke bërë bujë në të gjithë vendin.

Kushëriri i të ndjerit, rrëfeu sot se e ëma e kuptoi ngjarjen pikërisht në spital, pasi askush nuk guxonte t’i tregonte:
E ka kuptuar nga ora 1 e gjysmë, nga rrobat që duheshin larë në spital. Pa peshqirin e djalit, as që e dinte që te viktimat në morg ishte dhe Myzerimi. Ishte ‘shok’ i madh për të”. Më tej, tregon se 20-vjeçari kishte punuar disa herë, ndërkohë që kuzhina ishte pasioni i tij: “Ka qenë shumë i dashur, pavarësisht se ka qenë pak i sëmurë. Kanë qenë të varfër, jetë e vuajtur. Ai ka pasur punë të jeta, ka punuar diku kamarier, diku diçka tjetër. Gatimin e ka mësuar në shkollë, e kishte pasion”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit