Mësojnë higjienën, por nuk kanë ujë për të larë duart! Denoncimi për shkollën në Kashar

Mësojnë higjienën, por nuk kanë ujë për…

Një qytetar ka denoncuar përmes një mesazhi drejtuar redaksisë kushtet e vështira në të cilat zhvillohet procesi mësimor në një shkollë në Komunën e Kasharit, Tiranë, ku mësojnë fëmijë nga çerdhja deri në klasën e pestë.

Sipas denoncimit, shkolla përballet me problematika serioze infrastrukturore dhe higjieno-sanitare, ndërsa fëmijët detyrohen të zhvillojnë mësimin në kushte që, sipas qytetarit, janë të papranueshme.

Qytetari ngre shqetësimin se ujërat e zeza arrijnë deri pranë klasave, ndërsa në ambientet e shkollës mungon uji irrjedhshëm, duke ua bërë të pamundur fëmijëve edhe larjen e duarve gjatë konsumimit të ushqimit apo përdorimin normal të tualeteve.

Një tjetër problematikë e evidentuar është zhvillimi i mësimit për vetëm katër orë në ditë, në një klasë kolektive, pavarësisht se nxënësit ndjekin një kurrikulë të vendeve europiane. Sipas denoncimit, shkolla nuk ka as oborr dhe as hapësirë të përshtatshme për zhvillimin e orës së edukimit fizik, duke i privuar fëmijët edhe nga mundësitë minimale për lojë dhe aktivitet fizik.

Në mesazhin e tij, qytetari shpreh indinjatën për kontrastin mes standardeve që u mësohen fëmijëve në orët e edukimit qytetar dhe kushteve reale me të cilat ata përballen çdo ditë në shkollë.

“U mësojnë higjienën dhe rëndësinë e pastërtisë, por pas pesë minutash u thonë se nuk ka ujë dhe të mos shkojnë nëtualet”, shprehet qytetari, duke ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë institucionale për këtë situatë.

Ai thekson se bëhet fjalë për një shkollë që ndodhet pranë kryeqytetit dhe jo në një zonë të thellë rurale, çka e bën edhe më të papranueshme gjendjen në të cilën zhvillohet procesi arsimor.

Në fund të denoncimit, qytetari kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse dhe ngre pyetjen se kush do të mbajë përgjegjësi për kushtet në të cilat po rriten dhe edukohen fëmijët.

Shkollë pa oborr, pa ujë të rrjedhshëm, pa ambiente sportive dhe me problematika të rënda higjieno-sanitare. Kjo është situata që denoncohet nga një qytetar në Komunën e Kasharit, Tiranë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit