Mësoni se çfarë do të ndodh me llogarinë tuaj në Facebook kur të vdisni

Mësoni se çfarë do të ndodh me…

Njerëzit po vihen në dijeni me atë që ndodh me llogarinë e tyre në Facebook kur vdesin. 

Në këto kohë moderne, njerëzit që vdesin lënë pas vetes një gjurmë në internet që vazhdon të ekzistojë pasi të jenë larguar, dhe ndërsa disa njerëz e shohin atë tepër të çuditshme, të tjerë e shohin atë ngushëlluese.

Por çfarë duhet të bëni ju që asnjë gjurmë e juaja të mos mbetet pas vdekjes? 

Në një faqe kushtuar këtij informacioni, Facebook thotë: “Ju mund të zgjidhni që llogaria juaj të fshihet përgjithmonë nëse vdes. Kjo do të thotë që kur dikush na njofton se keni ndërruar jetë, të gjitha mesazhet, fotot, postimet, komentet, reagimet dhe informacionet tuaja do të hiqen menjëherë dhe përgjithmonë nga Facebook. Profili juaj kryesor dhe çdo profil shtesë në Facebook do të fshihen gjithashtu.”

Por, nëse doni të mbani një kujtesë për veten tuaj pasi të vdisni, mund ta ktheni faqen tuaj në një ‘profil të përkujtuar’.

Në thelb, ajo do të bëhet një faqe kushtuar kujtesës suaj, e përkujdesur nga dikush që ju duhet ta emëroni si ‘kontaktin tuaj të trashëguar’.

Në Facebook thuhet: “Profilet e përkujtuar janë një vend ku miqtë dhe familja mblidhen dhe ndajnë kujtimet pasi një person të ketë vdekur”./ Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit