Messi do të blejë shtëpi në Barcelonë/ Rriten dyshimet për rikthimin e tij në ‘Camp Nou’

Messi do të blejë shtëpi në Barcelonë/…

Të gjithë presin vendimin e Lionel Messit për sezonin e ri. 

David Beckham ka hequr dorë nga përpjekjet për të bindur yllin argjentinas për të vazhduar karrierën e tij në ligën amerikane, duke filluar nga qershori me Inter Miami, ndërsa shtypi spanjoll këmbëngul se ai tashmë është në rrugën e një rikthimi të madh te Barcelona.

Kampioni i botës është i lirë në fund të sezonit, përfaqësuesi i tij, Marcelo Mendes, ka mohuar sërish se ka dyshime për kalimin e tij në klubin e Majamit, ndërsa trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Gaultier, e kupton që Messi do të largohet në fund të sezonit.

Ndërkohë, mediat në Spanjë vazhdojnë të flasin për rikthimin e tij në “Camp Nou” dhe madje raportojnë se asi i famshëm tashmë ka gjetur shtëpinë e tij të re në Barcelonë dhe është në hapat e fundit për ta blerë atë, pasi dëshiron të qëndrojë në Spanjë dhe pas përfundimit të karrierës së tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit