Messi i thotë lamtumirë Barcelonës në lot: Nuk jam gati të largohem, doja të qëndroja

Messi i thotë lamtumirë Barcelonës në lot:…

Ka ardhur dita që asnjë tifoz i Barcelonës nuk do të donte të jetonte. Lionel Messi zyrtarisht do t’i thotë lamtumirë fanellës së blaugranëve pas 20 viteve.

Pak çaste më parë, Mesi ka dalë në një konferencë për shtyp ku u shpreh:

“Mirëmëngjes. Nuk e di nëse do të jem në gjendje të flas sot. Në ditët e fundit kam menduar shumë, isha mbërthyer dhe nuk e dija çfarë mund të thoja. Për mua kjo lamtumirë është vërtet e vështirë pasi kam jetuar këtu gjithë jetën time. Unë nuk isha gati. Isha vitin e kaluar, pas burofaksit. Në atë kohë e dija se çfarë kisha për të thënë , por jo sot. Isha i bindur për të vazhduar karrierën time në Barcelonë, kjo ishte ajo që doja më shumë. Gjithmonë kam dashur të qëndroj në Barça, në shtëpinë time dhe të shijoj jetën e mrekullueshme në këtë qytet.

Laporta tha se gjithçka ishte në rregull, por më pas për shkak të një arsyeje në La Liga, nuk mund të bëhej.

Klubi tha se nuk mundemi për një arsye të La Ligas, shumë gjëra janë thënë, mund t’ju them se nga ana ime kam bërë gjithçka të mundshme. Doja të qëndroja, por nuk mund të qëndroja.

Po mendoj për shumë gjëra në të njëjtën kohë, jam akoma i bllokuar. Për mua ishte gjithmonë e njëjta gjë, tani duhet të fillojmë nga e para, veçanërisht për familjen time, e di se çfarë është ky qytet për ta. Por ne do të jemi mirë diku tjetër, është një ndryshim i vështirë, por ne duhet ta pranojmë atë dhe të fillojmë nga e para” u shpreh Messi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit