Messi kapet 'mat' në momente intime me bashkëshorten e tij

Messi kapet ‘mat’ në momente intime me…

Kampionati spanjoll u mbyll dhe tashmë futbollistët kanë gjithë të drejtën e Zotit, të shijojnë disa ditë pushimi dhe relaksi në plazh.

Kjo, pasi edhe temperaturat ua mundësojnë më së miri.

Lionel Messi po shijon pushimet romantike me bashkëshorten e tij, Antonela Rokuco dhe fëmijët në Ibiza.

Leos i është bashkuar edhe shoku i skuadrës, Luis Suarez së bashku me familjen e tij.

Por ylli argjentinas është fotografuar në krah të bashkëshortes së tij, teksa shfaqen duke u puthur e përqafuar në një jaht luksoz.

Antonela vuri ne pah format e saj trupore e veshur me bikini.

Fotot kanë bërë menjëherë xhiron në rrjetet sociale.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit