Messi nuk shkon për tampónin, i bën ‘dalje’ Barcelonës. Në ‘tavë’ janë… 700 mln euro

Messi nuk shkon për tampónin, i bën…

Lionel Messi duket se e ka ndarë mendjen.

Argjentinasi nuk e konsideron më veten pjesë të Barcelonës.

Ditën e sotme, në orën 10:00, ai duhej të paraqitej në ambientet e klubit, për të kryer tampónin për Cóvid-19, para nisjes së përgatitjeve.

Por, ‘Pléshti’ nuk është paraqitur fare tek Barcelona.

Në Spanjë janë të sigurt se Messi do largohet.

Ai firmosi në 2017, një rinovim për 3 sezone, me opsion zgjatje edhe për një sezon të katërt.

Në kontratë nuk është i specifikuar fakti që klauzóla prej 700 milionë eurosh vlen edhe për vitin e katërt.

Drejtuesit e Barcelonës kanë dhënë urdhér të mos negociohet me asnjë klub për shitjen e Messit, nëse nuk kanë gati 700 milionë euro.

Nga ana tjetër, Messi kërkon largimin, dhe çéshtja mund të përfundojë në gjýq për të ndarë të ardhmen e tij.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit