Messi porosit 35 iPhone floriri dhe ia dhuron shokëve të skuadërs

Messi porosit 35 iPhone floriri dhe ia…

Lionel Messi shpenzoi 175,000 £ për 35 iPhone floriri 24 karat për ekipin e tij fitues të Kupës së Botës dhe stafin e tyre.

Ylli argjentinas porositi pajisjet për çdo anëtar të skuadrës dhe ua dhuroi të shtunën. Çdo telefon ka emrin e lojtatit, numrin dhe logon argjentinase të gdhendur në të.

“Lioneli donte të bënte diçka të veçantë dhe të këndshme për të festuar momentin e tij më krenar. Ai ra në kontakt me sipërmarrësin Ben Lyons dhe ata bënë dizajnin së bashku”, tha një burim për The Sun. 

Messi ishte takuar me Ben, CEO i Design Gold dhe i kishte kërkuar një dhuratë për shokët e tij të skuadrës, por nuk donte dhuratën e zakonshme që janë orët. 

Kështu unë sugjerova iphone të artë me emrat e tyre dhe atij i pëlqeu ideja”, tha Ben.

Argjentina triumfoi në Katar vitin e kaluar dhe Lionel Messi, 35 vjeç, u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit