Messi shpërthen në lot, pasi Argjentina fitoi në shtëpi përballjen me Panamanë

Messi shpërthen në lot, pasi Argjentina fitoi…

Argjentina fitoi mbrëmë miqësoren me Panamanë me rezultatin 2-0. Kështu Lionel Messi mbylli një natë gëzimi me golin e 800-të në karrierën e tij. Goditja mahnitëse nga gjuajtja e lirë e 35-vjeçarit, shtatë herë fitues i Topit të Artë në minutat e fundit.

Lionel Scaloni dhe lojtarë të shumtë dolën në fushë me fëmijët e tyre dhe disave u rrodhën lotët, teksa tifozët në unison këndonin “Muchachos”, himnin e fushatës fitimtare të Argjentinës në Kupën e Botës në Katar.

Pas ndeshjes festa vazhdoi, me çdo anëtar të skuadrës fituese të Kupës së Botës që iu dha një kopje e trofeut për të ngritur, të rrethuar nga familjet e tyre.

Gjithmonë kam ëndërruar për këtë moment, të kem mundësi të festoj me ju (tifozët), të mund të vij në vendin tim për të ngritur një Kupë të Amerikës, një Kupë Bote. Është gjëja më e mirë që ekziston”, tha Messi. 

“I jam përjetësisht mirënjohës këtij grupi lojtarësh. Futbolli është i tyre, i takon të gjithë atyre që e veshin këtë fanellë. Ata lënë pikën e fundit të djersës në fushë dhe ndonjëherë rezultati nuk vjen. Këtë herë ndodhi dhe është e mahnitshme”, tha Scaloni, i cili në fund i rrodhën lotët nga gëzimi. 

unknown.gif
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit