“Mësuesi abuzues i bënte detyrat nxënëses”, avokatja: Kërkonte paracetamol për vajzën

“Mësuesi abuzues i bënte detyrat nxënëses”, avokatja:…

Katër vite burg është masa që gjykata ka marrë për mësuesin abuzues, Myzo Dida. Ky i fundit jepte mësim në fshatin Luftinjë, ku ka abuzuar me një vajzë të mitur për dy vite rresht.

Pas një maratone të gjatë me shumë seanca, Dida u dënua me katër vite burg, e prindërit e vajzës nuk janë aspak të kënaqur me këtë vendim. Sipas tyre, ata kanë qëndruar 3 vite rresht duke u marrë me këtë çështje, e në fund ai merr vetëm 4 vite burg.

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte e ftuar avokatja e familjes, Nexhi Beqiri, e cila tha se vajza është transformuar tërësisht.

“Edukatorja e vajzë ka thënë se ajo ka qenë shumë aktive dhe për 2-3 vite ka ndryshuar shumë. Ajo është dobësuar aq shumë sa duket si një fëmijë 6-vjeçar. Madje edukatorja ka treguar se si mësuesi herë pas here ka kërkuar paracetamol për vajzën, duke thënë se ka dhimbje koke. E sigurisht se e gjithë kjo ka të bëjë me abuzimin që ka patur nga mësuesi”, tha avokatja e familjes.

Beqari u shpreh se në një fletore të vajzës është gjetur edhe shkrimi i mësuesit, i cili i bënte detyrat. “Kur është bërë kontrolli i sendeve personale të vajzës është gjetur në një fletore një shkrim që nuk përputhej me të miturës. E për këtë vajza është thirrur vajza që të merret në pyetje”, shtoi ajo.

Gjithashtu avokatja foli edhe për kushëririn e vajzës, i cili ka qenë i pari që ka treguar këtë ngjarje të rëndë te prindërit.

“Ai ka bërë dy deklarime, një në fillim kur ai u arrestua dhe më pas një tjetër. Nipi ka deklaruar të gjitha. Djali ka treguar se si mësuesi rrinte pas mësimit me vajzën dhe një ditë gjeti derën e hapur kur pa atë ngjarje të tmerrshme, e që ua tha të tjerëve”, shprehet Beqiri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit