
Ndërkohë që show sa për sy e faqe e institucioneve në mbështetje të fëmijëve me sindromën Down vijon, në shkollën “Aleks Buda” në Laprakë, drejtoresha Valdete Bujupi ka diskriminuar një fëmijë me këtë sindromë. Oslion Hoxha ka ngelur në 6 lëndë, teksa babai i 20-vjeçarit, shprehet për se drejtoresha dhe disa mësues i kanë vënë nota jokaluese në lëndët që japin.
Zoti Milazim shprehet se ai e di kapacitetin e të nxënit të djalit të tij dhe e vetmja arsye pse ai është në shkollë është socializmi. Për fëmijët me sindromën Down ka edhe program PEI që drejtoria e gjimnazit e ka shkelur dhe ka diskriminuar Olsionin. Zoti Milazim thotë se edhe zyra arsimore i ka dhënë të drejtë Olsionit, ndërsa çështjen po e ndjekin edhe në rrugë ligjore.