Mësuesit protestojnë te Ministria e Arsimit për 1 Maj: Dyfishoni pagat

Mësuesit protestojnë te Ministria e Arsimit për…

Në ‘Ditën Ndërkombëtare të Punës’ (1 MAJ) mësuesit janë ngritur në protestë në Tiranë, duke paraqitur kërkesat e tyre për përmirësimin e gjendjes së arsimit në vend.

Me pankarta në duar ata marshuan nga qendra e Tiranës në drejtim të Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dyfishim të pagës për mësuesit, në mënyrë që ky profesion të kthehet në të preferuar nga të rinjtë dhe të mos zhduket. Në pankartat që mbanin me vete ndër të tjera shkruanin, ‘Nuk ka arsim cilësor pa arsim të mirëpaguar’ dhe ‘Nëse mund ta lexosh këtë, atëherë falendero një mësues’.

Duhet dyfishim i pagave për profesionin e mësuesit, që ky profesion të bëhet i kërkuar nga maturantët. Në Elbasan, Gjirokastër, Shkodër, Korçë degët e mësuesisë janë mbyllur fare. Degët e Matematikës, Fizikës, Biologjisë dhe Kimisë kanë një numër fare të vogël studentësh, i pamjaftueshëm për të zëvendësuar brezin që del në pension. Kërkesat tona janë të qarta, qeveria të marrë masa për të përmirësuar gjendjen e arsimit në vend. Ata që zgjedhin sot mësuesinë për degë studimi janë me notat më të ulëta”, tha një përfaqësues i protestuesve.

Numri i mësuesve në vendin tonë ka njohur një ulje të ndjeshme, pasi në zona të thella në shumë shkolla ka një ose dy mësues. Kjo vjen edhe për shkaqe si largimi i banorëve dhe mungesa e nxënësve nga këto fshatrat, që në më shumë se 30 vite demokraci nuk kanë njohur asnjë investim nga qeveritë në pushtet.

Figura e mësuesit është e rëndësishme për edukimin e brezave, prandaj dhe duhet vlerësuar!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit