Mësuesja e shkollës 9-vjeçare në Elbasan gjuan me pëllëmbë nxënësen, procedohet

Mësuesja e shkollës 9-vjeçare në Elbasan gjuan…

Një akt dhune dyshohet të ketë ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një mësuese e identifikuar me inicialet K. P., 47 vjeçe, gjatë orës mësimore, ka gjuajtur me pëllëmbë, një nxënëse. Për këtë ajo është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:

– K. P., 47 vjeçe, mësuese në një shkollë 9-vjeçare, në qytetin e Elbasanit, pasi dyshohet se gjatë orës mësimore, ka gjuajtur me pëllëmbë, një nxënëse.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit