Mësuesja me 40 vite në arsim mbetet pa punë, vajza: E hoqën për masterin, ka nisur universitetin

Mësuesja me 40 vite në arsim mbetet…

Një mësuese me afro 40 vite përvojë në arsim është larguar nga puna, ndërsa vajza e saj ngre shqetësimin se vendimi është marrë me argumentin se nëna e saj nuk kishte përfunduar studimet master.

Sipas vajzës, nëna e saj është diplomuar në degën pedagogjike në Elbasan në vitin 1986 dhe ka kryer studimet e larta në Vlorë në vitin 2008. Ajo shprehet se mësuesja kishte përvojë të gjatë pune, rezultate të mira në vlerësime dhe ishte pranë moshës së pensionit, por megjithatë u largua nga detyra.

“Pas 39-40 vitesh punë në arsim, nëna ime u hoq nga puna vetëm sepse nuk kishte master. Për të mos humbur vendin e punës, ajo u detyrua të nisë studimet për master dhe aktualisht ka përfunduar vitin e parë”, shprehet vajza.

Ajo thotë se raste të ngjashme kanë ndodhur edhe me mësues të tjerë në zonën e Fierit, të cilët sipas saj janë larguar nga puna pavarësisht viteve të shërbimit në arsim.

Vajza kërkon që problematika e mësuesve me eksperiencë të marrë vëmendje dhe institucionet të shqyrtojnë rastet konkrete, ndërsa thekson se çështja e nënës së saj po ndiqet edhe në rrugë ligjore.

Denoncimi i vajzës:

Pershendetje JOQ mund te shperndani ju lutem nje post per mua ne menyre anonime pasi eshte bere problem i madh sidomos ne rrethin e fierit me mesues te cilet hiqen pa problem nga puna rasti konkret esht edhe nena ime qe eshte ne prag pensioni.40 vite mesuese dhe nuk ka ligj qe e heq e hoqen me justifikimin se nuk ka master.Ne menyre anonime une kte ceshte e kam bere edhe ne faqe te cilat jane per mesues si faqa e profesor Fiqiri Cifliku dhe qe atje e shperndau edhe faqa Albanian Education .Duke qene se faqa juaj eshte shum me e madhe mund ta postoni edhe ju mund tua nis une postin.Do ju falenderoja shume pasi shume mesues po vuajn duke u hequr nga disa zonja qe jan fut pun me parti dhe i kane lene mes 4 rrugve pa rroga mesuesit e vjeter.Ju falenderoj nese e postoni anonim ju lutem per arsye se sdua tme heqin edhe babin nga puna dhe jam ne proces gjyqesor me ZVA e Fierit.Ju falenderoj

Mami im eshte diplomuar pedagogike ne elbasan ne vitin 1986dhe ka bere shkollen e larte ne vlore ne 2008 kto mund tua faktoj e tua nise dilpomat dhe ligjet qe mami im sipas ligjit nuk duhet te hiqet nga puna pasi ka mbi 39 vite pune dhe me pike dilte e para ne vlersim te shkolle.Kto mund ti faktoj mund te faktoj edhe ligjin qe smund ta hiqej nga puna mund te faktoj edhe qe eshte e hequr  nga puna dhe si mami im edhe mesues te tjere qe mami ne i njohim ne rrethi. E fjerit.Nga ju une doja vetem nje status ne menyre anonim qe te ngrihet si problem dhe te degjohet zeri i ktyre mesuesve te cilet jane prag pensioni e detyrohen behet masteri nga ZVA

Patjeter ua nis une te gjitha por nuk dua kto letra te dalin aty se jam proces gjyqsor plus dhe diskriminimi i ka dhene te drejt nenes time.Do ua nis letrat thjesht nga faqa juaj dua nje postim mbi kete ceshtje pa permendur emra ne vecanti dhe pa permendur emrin tim prandaj te letrat e keni problem nese fshi emrat e personave dhe te nenes time para se tua nis

Ne dhjetor mbaroj kontrata dhe me pas luftuam me letra ne kryeministri ne ministri arsimit kto hapat qe behen per te drejten po. Ne shqiprin tone te bukur e drejta nuk gjendet kur permenden emra deputetesh nejse sdua ti futem fare pjeses politike po ajo qe ka heq mamin tim se ska master ska master per vete esht ne vite te dyt per master tani ne momentin qe flasim ne vlore

Mami im ne kto momente mbaroj vitin e pare master Ca bej e shkreta u fut shkoll mos e kthenin ne pun

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit