Mësuesja u mëson nxënësve trupin e njeriut me një kostum të veçantë

Mësuesja u mëson nxënësve trupin e njeriut…

Veronica Duque, një mësuese spanjolle, ka shpikur një mënyrë origjinale për t’i mësuar nxënësit e saj për muskujt dhe organet e brendshme të trupit të njeriut. 

Duke dhënë mësim, Veronica kuptoi se nxënësit e saj mund të kishin vështirësi t’i imagjinonin këto struktura në 3D pa i parë ato drejtpërdrejt. Kështu, ajo vendosi të vishte një kostum sui generis që tregonte të gjitha organet e brendshme dhe muskujt e trupit të njeriut.

Videoja e mësimit të saj, në vitin 2019, u bë virale dhe ende sot, në vitin 2023, flitet si shembull i mësimdhënies së mirë. Në të kaluarën, Veronica ka veshur kostume të tjera të veçanta, si ato të një gruaje mesjetare, greke, faraoni, pirateje dhe skeleti. 

Qëllimi i saj është t’i bëjë mësimet më motivuese për nxënësit e saj dhe të gjejë mënyra krijuese për të shpjeguar koncepte të rëndësishme përmes lojës. Shkolla duket se e vlerëson vërtet qasjen e Veronikës ndaj mësimdhënies dhe idenë e saj për të përdorur kostume speciale për të tërhequr vëmendjen e nxënësve të saj. 

Përdorimi i lojërave dhe mjeteve vizuale si ato të përdorura nga Veronica mund të jenë një mënyrë e dobishme për t’i bërë mësimet më tërheqëse dhe të paharrueshme për fëmijët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit