Mësuesja shtatzënë arrestohet pasi abuzoi seksualisht me 15 vjeçarin, i kujt është fëmija?

Mësuesja shtatzënë arrestohet pasi abuzoi seksualisht me…

Mësuesja 41-vjeçare në Miami, SHBA është arrestuar nga policia pasi dyshohet për lidhje me një të mitur, 15-vjeçar.  Harry Calvi, 41-vjeçe u lirua me kusht të shtunën e kaluar dy ditë pas arrestimit të saj.

Daily Mail shkroi se ajo akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin adoleshent vitin e kaluar, pasi të dy ata “u afruan” në shkollën John I. Smith K-8 Center në qytet.

Calvi i dërgoi adoleshentit fotografi joshëse në ËhatsApp gjatë kohës që zgjati marrëdhënia e tyre dhe dyshohet se i dha atij një nga kartat e saj të kreditit. Ekzistojnë gjithashtu informacione se ajo e mori atë në një festë me të dhe e paraqiti si nipin e saj.

Sipas gazetës britanike hetimi i policisë filloi për shkak të disa videove që dyshohet se i mituri u tregoi miqve të tij duke treguar për afrimitetin me mësuesen. Autoritetet konfiskuan celularin e tij dhe gjetën fotografitë që mësuesja 41-vjeçre i kishte dërguar në ËhatsApp.

Ende nuk është e qartë nëse mësuesja është e martuar dhe nëse 15-vjeçari është babai i fëmijës që ajo po pret.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit