Meta akuzon qeverinë për klientelizëm: Bizneset nuk trajtohen njësoj

Meta akuzon qeverinë për klientelizëm: Bizneset nuk…

Presidenti Ilir Meta akuzoi të premten qeverinë se bizneset nuk trajtohen njësoj sa i takon pagimit të taksave. Meta u shpreh se bizneset nuk mbështeten njësoj dhe prandaj investitorët largohen.

Sipas tij në Shqipëri taksat iu vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.

Presidenti i bëri thirrje qeverisë që të reagojë ndaj këtij selektiviteti për të ndalur shpopullimin dhe për të mbështetur bizneset.

Në një postim në Facebook Meta shkroi:

Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen. Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik! Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim”.

meta x

 

/exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit