Meta bën deklaratën e fortë nga konferenca: Diktatura ka trokitur, duhet të zgjohemi!

Meta bën deklaratën e fortë nga konferenca:…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për zhvillimet politike në vend duke kërkuar reagimin e qytetarëve. Duke u ndalu në shembjen e Teatrit Kombëtar dhe aktet e tjera anti kushtetuese, Presidenti tha se “diktatura ka trokitur, duhet të zgjohem”.

Në konferencën për mediat Presidenti prezantoi dhe propozimet e tij për krizën politike.

“Kur kam parasysh këshillin politik, jo vetëm atë të reformës Zgjedhore. Thelbi është gjithpërfshirja, gjithë çështjet që kërkon BE duhet përfshirë opozita reale, prandaj janë vënë këto kushte. Sa më takon mua, u kam katër vjet që u them stop lojërave në drejtësi dhe ambasadorja ka shumë të drejtë, që shohim vetëm lojëra. Këtë e tregoi renditjet e Shqipërisë, e tregojnë kushtet. Aktorët politik kanë luajtur me këto çështje. Presidenti nuk është aktor politik por kryetar i shtetit, nuk ka surprizuar askënd me veprimet e tij, as ndërkombëtarët se gjithçka ka qenë e mirë menduar. Do i kërkoj BE-së hetim për situatën e Reformës në drejtësi”,- tha Meta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit